Vdes 28-vjeçarja nga Ferizaj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë
23 janar 2021
| 09:56
28-vjeçarja nga Ferizaj, Floriana Musliu, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i saj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Sadovinë e Jerlive.
“Te Zotit jemi dhe tek ai do te kthemi. Shok dashamir para pak çastesh ia dorëzoi shpirtin Zotit Floriana Musliu vajza e Mialim Musliut (vajza e djalit të mixhës). Varrimi është në fshatin Sadovine e jerlive në ora 15:00”, ka shkruar ai.