Vdes 35-vjeçari në Shqipëri, u lëndua rëndë nga shpërthimi i autobotit me karburant
11 gusht 2024
| 17:27
Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar në Shqipëri , punonjësi i karburantit ku ndodhi shpërthimi i autobotit këtë të premte.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ku një autobot me karburant shpërtheu në autostradën Tiranë-Durrës teksa një shofer ka qenë duke u furnizuar me derivate, raporton “Euronews.al”.
Për pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona, nga të cilët 35-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë ditën e sotme.