Vdes 56-vjeçari në Prizren, dyshohet se e zuri rryma

14 maj 2023 | 16:41

Një person ka vdekur në fshatin Milaj të Prizrenit gjatë së shtunës. 56-vjeçari dyshohet se është goditur nga rryma.

Kështu tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin Prizrenit. Por, ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Bytyqi tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij”, tha Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesën më të madhe të sezonit, Simone Inzaghi ka…