Vdes 58-vjeçja që u plagos pardje në Podujevë

22 dhjetor 2020 | 08:37

58-vjeçja me inicialet Sh. Zh, e cila është plagosur të dielën në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë, ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’i përballojë plagët e marra.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Me datën 21.12.2020 kemi pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi i plagosur me armë zjarri, Sh. Zh., 58 vjeçe, femër, shtetase e Republikës së Kosovës. Aktualisht hetuesit rajonalë janë në koordinim me prokurorin e shtetit për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Borovci.

Për këtë rast tashmë janë arrestuar dy të dyshuar.

“N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar në rast”, ka njoftuar policia.

Mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit, policia thotë se dyshimet janë se plagosja ka qenë aksidentale. “Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar më tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të paautorizuar të armëve”, ka bërë me dije policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Autoritetet në Danimarkë u pajtuan për ndalimin e përkohshëm…