Vdes 63-vjeçarja nga Rahoveci e infektuar me koronavirus

12 maj 2020 | 15:45

Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19.

E ndjera është një 63-vjeçare nga Rahoveci, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje”, ka njoftuar Klinika Infektive. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…