Vdes Aco Martinoviq, i dyshuari për vrasjen e 10 vetave në Cetinje
02 janar 2025
| 08:08
Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviq.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, i cili tha se Martinoviqi ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.
Martinoviqi dyshohet se vrau së paku 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.
Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po vazhdojnë të luftojnë për jetën e katër të plagosurve, teksa bëhet e ditur se Martinoviqi, krimin e kreu në katër lokacione.