Vdes aksidentalisht drejtori i “SIGMA”-s në Kosovë, Roland Kaçani

03 nëntor 2019 | 20:25

Ka vdekur sot aksidentalisht drejtori i “SIGMA”-s, në Kosovë Roland Kaçani.

Kaçani njihet në Kosovë si njëri ndër njerëzit më të sukseshëm në fushën e sigurimeve, ku kompania që ka drejtuar ai është lidere në tregun e sigurimeve në Kosovë.

Varrimi i Kaçanit bëhet të hënën në orën 13:00 në Sharrë- Tiranë.

“Kolegë, miq bashkëpunëtorë, i’u njoftoje se sot ka ndërruar jetë aksidentalisht Roland Kaçani, drejtor i Kompanisë së Sigurimeve “SIGMA”, dega në Kosovë. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00 në Sharrë – Tiranë”, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga…