Vdes aktivisti i LV-së

12 gusht 2020 | 15:35

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë aktivisti i saj, Rifat Gola.

Në njoftimin për medie të kësaj partie, dega në Gjakovë, është thënë se Rifat Gola pavarësisht moshës, nuk ka humbur asnjë protestë që ka organizuar LV-ja.

“Që nga ditët e para ka qenë aktiv në çdo aktivitet të Lëvizjes. Pavarësisht moshës nuk ka humbur asnjë protestë që kemi organizuar. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, dashamirëve dhe bashkëqytetarëve të bacës Rifat. Gjithmonë në mendjen tonë”, është thënë në njoftimin e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ari u afrua pranë tyre në tavolinën ku ndodheshin…