Vdes aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren
Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Hyseni, i njohur si Doda.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Hysni Hyseni (Doda), na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer… Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi! I drejtë dhe vazhdove drejtë! Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove! Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllait, qytetarit, aktivistit, shokut… Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi. I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni, Zoti të mëshiroftë!”, ka shkruar Haskuka.
Hyseni ishte i plagosur në protestat e vitit 2007, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.