Vdes aktori i njohur britanik i Lord of the Rings dhe kapiteni i “Titanikut”
05 maj 2024
| 19:55
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur britanik Bernard Hill.
Sipas medieve britanike, ai ka ndërruar jetë këtë mëngjes të 5 majit. Lajmin e bëri me dije agjenti i tij.
Hill ishte i njohur për rolin e King Theoden në Lord of the Rings, si dhe ishte kapiteni Edward Smith në filmin e vitit 1997, fitues i disa çmimeve Oscar, Titanic.
Me origjinë nga Mançesteri, Hill u bë i famshëm në fillim të viteve 1980 kur luajti në serialin dramatik “Boys from the Blackstuff” si Josher Hughes.
Ai jetoi në Suffolk me gruan dhe aktoren Mariana Hill dhe gjithashtu ishte shfaqur në dokumentarin Gandhi të Richard Attenborough dhe përshtatjen e BBC-së të Hilary Mandel’s Wolf Hall.