Vdes aktori shqiptar Guljelm Radoja
05 maj 2021
| 11:02
Aktori shqiptar Guljelm Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim.
Ai është trajtuar nga Covid-19, sëmundja që shkakton koronavirusi për gati një muaj.
Guljelm Radoja ka lindur më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.
Ndër interpretimet e tij në teatër përmendet për rolet në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bellit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit e tjera.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.