Vdes aktorja kosovare
08 korrik 2024
| 15:45
Aktorja e njohur e humorit, Drita Duraku, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë në moshën 65-vjeçare. Drita Duraku është e njohur edhe si “nusja e Gostivarit”, në rolet humoristike të saja.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të aktores përmes rrjeteve sociale.
“Pusho në paqe artiste! Një jetë qeshëm me humorin tënd! Sot po qajmë!”, shkroi për vdekjen e aktores gazetarja, Radije Hoxha.
Për vdekjen e saj njoftoi edhe Policia e Kosovës me anë të raportit ditor.
“Prishtinë / 07.07.2024 – 17:35. Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.