Vdes asamblisti i LDK-së në Rahovec
Mbrëmë ka vdekur asamblisti i LDK-së në komunën e Rahovecit, Masar Popaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij, po ashtu edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoi, i cili tha se Popaj i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja.
“Sonte u nda nga ne Masar Popaj, një mik i imi i shtrenjtë dhe njeri i mrekullueshem, i jashtëzakonshëm, që ka rrezatuar mirësi e pozitivitet në çdo rrethanë.
Masari i ka mbrojtur me zemër interesat e qytetarëve për shumë vite në Kuvendin Komunal në Rahovec si këshilltar komunal nga LDK-ja. Ka punuar e vepruar në Kryesinë e Degës së LDK dhe kryetar nëndege në Fortesë si një rugovist në kuptimin më të plotë.
Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të masarit. U prehtë në amshim pranë të dashurve të tij”, shkroi Hoti në Facebook.