Vdes babai i miliarderit
16 shtator 2020
| 14:02
William H. Gatesi, babai i miliarderit Bill Gates, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur familja e tij.
Në njoftimin e familjes thuhet se avokati, filantropi dhe veterani i ushtrisë amerikane vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Uashington pasi vuante nga sëmundja e Alzheimerit.
Williami u vlerësua për përkushtimin e tij të madh për barazinë ekonomike dhe shoqërore, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për përpjekjet e para të fondacionit “Bill & Melinda Gates” për përmirësimin e shëndetit të njerëzve në mbarë botën, shkruan “Daily Mail”.
“Urtësia, zemërgjerësia, dhimbshuria dhe përulësia e babait tim patën një ndikim të madh te njerëzit përreth botës”, shkroi Bill Gatesi në një letër kushtuar prindit të ndjerë.