Vdes burri në Viti, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në një restorant

29 dhjetor 2024 | 09:05

Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën.

Sipas policisë, viktima pasi  është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit me shifrat…