Vdes burri nga Gjilani pasi i ra druri derisa po e ngarkonte në rimorkio
10 gusht 2022
| 08:51
Të martën në Gjilan një burrë ka ndërruar jetë pasi, derisa ishte duke e ngarkuar me dru rimorkion e traktorit, era e fortë e ka rrëzuar një dru dhe e ka goditur për vdekje burrin nga Burnica e Gjilanit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Këtë rast e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.