Vdes burri që luftoi me Covid-19 për më shumë se 14 muaj
Vdes në moshën 49 vjeçare pacienti, që luftoi me virusin për plotë 14 e gjysmë muaj.
Sipas Daily Mail, Jason Kelk, 49 vjeç, u shtrua në Spitalin St James ‘në Leeds më 31 Mars, 2020 dhe qendroi nën kujdesin intensiv për më shumë se 14 muaj.
Kohët e fundit shëndeti i 49 vjeçarit ishte përkeqësuar, duke e bërë të marrë vendimin jetë a vdekje.
Kështu që ai vendosi të tërhiqet nga kujdesi intensiv, duke hequr nga priza aparaturat e oksigjenit.
Si rrjedhojë burri humbi jetën në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij, ashtu si kur ai dëshironte, thotë bashkëshortja Sue Kelk.
Ajo thotë për mediet e huaja se burri i saj ishte trim dhe se ai nuk donte të jetonte më kështu”.
“Ai ishte shpirti im binjak. Ne ishim anët e kundërta të së njëjtës monedhë”, shprehet bashkëshortja.