Vdes Bushwick Bill, humbi betejën me kancerin
11 qershor 2019
| 11:28
Bushwick Bill, 52-vjeçar, ka humbur betejën me kancerin në pankreas. Reperi, emri i të cilit është Richard Shaw, vdiq të dielën. Lajmin e ka konfirmuar familja e tij.
Reperi xhamajkano-amerikan ishte i rrethuar nga familja e tij kur vdiq në një spital në Houston. Sipas djalit të tij, Javon, fjalët e tij të fundit ishin: “Unë do të të dua gjithmonë”.