![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/22862254-23A2-4299-9E40-DC71C19E6716.jpeg)
Vdes Ceka, kuzhinierja e njohur kosovare
05 mars 2021
| 10:20
Ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare kuzhinierja e njohur kosovare, Fikrije Ukelli.
E njohur për publikun me emrin Ceka, ajo ka qenë shumë e dashur për të gjithë, sidomos për gratë e nënat tona, të cilat ia kanë përcjellë emisionet ku ajo ka qenë e pranishme dhe me recetat e saj kanë provuar përgatitjen e ushqimeve të reja.
Me rastin e vdekjes së Cekës ka ardhur edhe reagimi i partneres së saj televizive, Xherit, me emisionin e të cilës Ceka është bërë e njohur, shkruan Gazeta Express.
Xheri ka postuar një fotografi të Cekës, me anë të cilës lajmëron se Ceka është ndarë nga jeta.
Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë partnerja ime e kuzhinës televizive”, shkruan Xheri mbi foto.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/03/156998611_906513630101387_3145793506214481730_n-338x600.jpg)