
Vdes Daut Behrami, ikonë e Arsimit dhe e Kulturës Shqiptare
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 16 mars 2025, ndërroi jetë pedagogu i dalluar vushtrrias, Daut Behrami.
I ndjeri, një figurë e njohur dhe e nderuar e arsimit dhe kulturës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas kujtim të paharrueshëm veprën e tij të çmuar.
Behrami ishte një mësues i devotshëm dhe një rapsod i njohur, që ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin shqip dhe për ruajtjen e traditave kulturore të Vushtrrisë dhe të Kosovës.
Daut Behrami ka dhënë një kontribut të pashoq në arsimin shqip, duke formuar dhe edukuar breza të tërë. Gjatë karrierës së tij të shquar, që filloi në vitin 1965, ai ka mësuar dhe udhëhequr me pasion të zjarrtë dhe përkushtim, fillimisht në vendlindjen e tij dhe më pas në disa fshatra të Vushtrrisë dhe të Prishtinës.
Ai ishte mësues dhe pedagog i vërtetë, që i ka dhënë çdo nxënësi dije, vlera, disiplinë dhe frymëzim.
Përfundimi i karrierës së tij si pedagog në shkollën “Ali Kelmendi” në Vushtrri ishte një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tij, të familjes dhe të të gjithë të tjerëve. Ai ishte një figurë e respektuar dhe e dashur, një njeri që kishte një ndikim të thellë tek ata që e njohën dhe që mësuan prej nga ai.
Dhembja është e madhe për të gjithë ata që e njohën si mësues, si rapsod dhe si njeri të thjeshtë e të dashur. Daut Behrami do të kujtohet gjithmonë për dashurinë e pakufishme për edukimin që kishte ndaj nxënësve, për kulturën dhe për traditat e popullit shqiptar.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 17 mars 2025, në orën 15:09 (me Iqindi). Namazi do të falet në xhaminë “Karamanllë” në Vushtrri, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Poshtme. E pamja do të bëhet në lokalin përballë fabrikës “ALBED” në Vushtrri, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.