Vdes djali i Nexhat Dacit nga orteku në Brezovicë

26 janar 2019 | 16:07

(E plotësuar) Personi që ndërroi jetë pasi ra një ortek bore në Brezovicë, është djali i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, Ariani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Basri Shabani nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes”, tha Morina, raporton “Kosovapress”.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ngarkuar për zhvillim regjional dhe koordinim të ndërmarrjeve…