Vdes doktori Muharrem Selmani
Ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktori kosovar, Muharrem Selmani, specialist i Mjekësisë Familjare. Për ndarjen e tij nga jeta, kanë njoftuar sot nga Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa përmendin kontributin e doktor Selmanit, për shërbimin ndaj qytetarëve të Podujevës për vite me radhë.
“Ndahet nga jeta Dr. Muharrem Selmani. Dr. Muharrem Selmani ishte specialist i Mjekësisë Familjare. Studimet për mjekësi të përgjithshme si dhe specializimin për Mjekësi Familjare i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Podujevës, në lëmine e Mjekësisë Familjare ku dha kontribut të veçantë. Në prag të pensionimit Dr.Selmani u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe ndërroi jetë. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.