Vdes drejtori i Shëndetësisë në Malishevë, Hajdin Berisha
07 shtator 2024
| 15:15
Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Prehu në paqe Hajdin! I tronditur nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut të afërt, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëluftëtarit Hajdin Berisha”.
“Hajdini ishte kryetari i degës së Nismës në Malishevë, shërbeu si nënkryetar i Komunes dhe aktualisht si Drejtor i Shëndetësisë në Malishevë. Ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional në liri, derisa në luftë ishte shembull i guximit dhe vetmohimit. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ja kushtove gjithë jetën tënde!”, ka shkruar Limaj në Facebook.