Vdes e reja nga Gjilani, kryetari i Komunës ngushëllon familjarët: Bashkëndjejme me ju
19 shkurt 2023
| 18:19
Një vajzë nga Gjilani ka vdekur në moshë të re.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni tha se e mori me pikëllim këtë lajm, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të saj.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të bashkëqytetares sonë, Blediona (Behar) Muji”, shkroi Hyseni.
“Ngushëllimet më të përzemërta për familjarët, miqtë e dashamirët e së ndjerës. Bashkëndjejmë me ju në këto kohë të vështira”, shtoi ai.