Vdes e vetmuar dhe në varfëri, më pas zbulohet se kishte qenë milionere
07 janar 2019
| 10:53
Një grua e moshuar vdiq mes varfërisë dhe vetmisë pa e ditur se në të vërtetë kishte qenë milionere. Rafaella Donvito, jetonte në Milano dhe vdiq vitin që lamë pas.
Komunës iu desh ta priste një muaj për ta bërë ceremoninë mortore pasi asnjë familjar apo mik nuk dukej për ta tërhequr arkivolin. E lindur në Tripoli më 1940 gruaja u thoshte fqinjëve se nuk kishte asnjë të afërm në Itali vetëm disa kushërinj të largët në ShBA.
Vetë bënte një jetë të thjeshtë dhe të varfër. Pasi vdiq u zbulua se gruaja kishte ishte trashëgimtare e dy shoqërive imobiliare dhe disa tokave në Lombardi.