Vdes edhe një mjek në Kosovë nga Covid-19
30 korrik 2020
| 10:02
Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) ka njoftuar se ka ndërruar edhe një mjek si pasojë e Covid-19.
Kjo odë ka bërë me dije se bëhet fjalë për mjekun Kujtim Zarari, i cili ka vdekur në moshën 51-vjeçare.
Zarari ishte anëtar i Kuvendit të Odës së Mjekëve.
Deri më tani kanë vdekur pesë mjekë në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirusit.