Vdes edhe një paciente me Covid-19, shkon në 11 numri i të vdekurve
16 prill 2020
| 17:23
Edhe një paciente e prekur me koronavirus ka ndërruar jetë sot në Kosovë.
Lajmi është bërë me dije nga Klinika Infektive e QKUK-së.
“Sot në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është bërë me dije në njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK-së.
Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë.
/Epoka e re/