Vdes edhe një paciente nga Covid-19
Sipas raportit të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare sot ka ndërruar jetë edhe një paciente nga Covid-19.
“Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76-vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid-19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.
Duke iu referuar këtij raporti janë të hospitalizuar 40 raste me Covid-19.
“Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon; 27 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, është bërë me dije në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.
Në këtë njoftim theksohet se në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Numri i të vdekurve nga Covid-19 shkon në 33.
(M.Q / Epoka e re)