Vdes edhe një person i infektuar me COVID
22 prill 2020
| 11:21
Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Për të vdekurin e fundit, njoftohet se është një 71-vjeçar, i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Viktima banonte në Durrës. Ai kishte dy javë që po qëndronte në spital.