Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë
28 qershor 2020
| 22:30
Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 49-t numrin total të të vdekurve në vend.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në “Facebook”.
“Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.