Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë

23 shkurt 2025 | 23:35

Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.

Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.

Policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.

Skulptura “këmbëkryq” e simbolit rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepit është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grafiti “Kryeministër Hajvan” i bërë në një objekt afër QKUK-së…