Vdes fëmija që u aksidentua pak javë më parë në Klinë

08 mars 2024 | 11:03

Një fëmijë i cili ishte në mesin e të aksidentuarve pak javë më parë në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndërruar jetë dje në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar policia përmes një njoftimi në “Facebook”.

Sipas njoftimit, fëmija nuk ka mundur t’i përballojë lëndimeve të marra.

“Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Pejë me datë 24. 02. 2024, është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht në fshatin Grabanicë – Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor. Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman”.

“Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se fëmija nuk ka mundur t’i përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, njofton policia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë…