Vdes futbollisti 20-vjeçar i Lille
16 nëntor 2023
| 11:22
Futbolli francez është shokuar nga lajmi për vdekjen e futbollistit Valentin Poreye. 20-vjeçari kishte luajtur për ekipin e të rinjve të Lille.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së futbollistit. Lille e ka bërë një postim ku i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020”, shkruan klubi.