Vdes futbollisti i parë që ka luajtur në pesë kampionate botërore

10 maj 2023 | 13:50

Legjenda e futbollit meksikan, Antonio Carbajal, futbollisti i parë që ka luajtur në pesë Kupa të Botës, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

I njohur si “La Tota”, portieri ka luajtur në turnetë: “Brazili 1950”, “Zvicër 1954”, “Suedi 1958”, “Kili 1962” dhe “Anglia 1966”. Carbajal mbajti rekordin i vetëm për 32 vjet derisa u barazua nga Lothar Matthaus i Gjermanisë në 1998.

Ai pati 48 paraqitje për vendin e tij, 11 prej të cilave në Kupat e Botës, përveç 409 paraqitjeve në nivel klubesh. Shumica e karrierës së tij 18-vjeçare si lojtar e kaloi në skuadrën meksikane Club Leon, ku luajti 364 ndeshje gjatë një qëndrimi 16-vjeçar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe…