Vdes futbollisti i ri i Atalantas

11 maj 2020 | 14:18

Futbollisti i ri i Atalantas, Andrea Rinaldi, ka humbur jetën të hënën në mëngjes, tri ditë pasi që pësoi sulm në tru.

Rinaldi 19-vjeçar ishte i huazuar te klubi i Serie D, Legnano. Ai nuk po ndjehej mirë të premten dhe u shtri në spital në Varese, ku ka ndërruar jetë.

Rinaldi është zhvilluar në akademinë e Atalantas dhe kishte ndihmuar skuadrën U-17 të Atalantas të fitonte titullin e Italisë dhe Superkupën.

Presidenti i Legnanos, Giovanni Munafo e ka përshkruar Rinaldin si djalë shembullor.

“Kur Andrea erdhi në stërvitje, ai së pari më përshëndeti mua. Është një kujtim që do ta mbajë në zemrën time. Një djalë i jashtëzakonshëm, shembull për të gjithë”, ka thënë Munafo në faqen zyrtare të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova duhet të synojë…