Vdes gardiani i burgut të Dubravës

29 maj 2024 | 10:37

Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës. Hasib Cakoviq raportohet se vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia, mëson klankosova. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Veriq të Istogut, para tri dite.

Shërbimi Korrektues i Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç. Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 4 të mëngjesit zjarri ka përfshirë një nga…