![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/hysni-syla.jpg)
Vdes gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë
05 janar 2022
| 11:07
Në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari veteran nga Mitrovica, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune. Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. 71-vjeçari ka qenë autor i monografive.