Vdes gazetari i dytë në botërorin e Katarit

12 dhjetor 2022 | 12:13

Ka vdekur edhe gazetari i dytë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”. Bëhet fjalë për Al Misslam, ishte fotoreporter për kanalin e Katarit, Al Kaas TV.

Shkaktaret e vdekjes së tij janë ende të panjohura. Kjo ngjarje ka ndodhur pak orë pasi që vdiq Grant Wahl. Të premten, më 9 dhjetor, US Soccer raportoi që gazetari amerikan ka vdekur derisa ishte duke e mbuluar botërorin. Raportet fillestare tregua që Wahl 48-vjeçar ishte duke e përcjellë ndeshjen në mes të Argjentinës dhe Holandës në “Lusail Stadium”.

Ky botëror deri me tani ka shkaktuar dy vdekje me fatalitet në media. Të dyja jo shumë larg njëra-tjetrës, gjë që i bën të dyshimta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri tregtar të…