Vdes gazetari i njohur gjakovar, Kastriot Shehdadi
25 gusht 2020
| 19:24
Në moshën 52 vjeçare, ka vdekur sot gazetari i njohur Kastriot Shehdadi.
Shehdadi përpos që ka qenë korrespodent në media të ndryshme ai, për gati 20 vjet ishte i angazhuar si Zyrtar për Informim në komunën e Gjakovës.
Shehdadi për shumë vite punoi edhe si gazetar në disa mediume nga Kosova e Shqipëria – periudhë gjatë së cilës është dalluar për profesionalizëm dhe kontribut të pakursyer në përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Siq bëhet e ditur i ndjeri nuk ka qenë i sëmuar nga Covid-19.
Varrimi i të ndjerit Kastriot Shehdadi bëhet ditën e mërkurë në varrezat e qytetit ne Gjakovë.