Vdes gazetari i tretë gjatë Kampionatit Botëror ‘Qatar 2022’

13 dhjetor 2022 | 13:50

Është konfirmuar se ka vdekur edhe gazetari i tretë gjatë Kampionatit Botëror “Qatar 2022”. Bëhet fjalë për Roger Pearce, drejtor teknik i kanalit televiziv anglez “ITV Sport”.

65-vjeçari i cili raportohet se ka vdekur më datën 21 nëntor, para fillimit të ndeshjes SHBA-Uells. Kjo u konfirmua edhe nga gazetari i BBC-së, Nail Stainsby, i cili ishte edhe miku i Roger Pearce.

Stainsby ka thënë se Pearce do të tërhiqej nga angazhimi i tij pas pesë javësh. Gazetari anglez është gazetari i tretë që ka vdekur pas gazetarit amerikan Grant Wahl dhe fotoreporteri Khalid al-Misslam.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka kërkuar nga BE-ja që të…