Vdes gjyqtari i futbollit, Xhafer Zeqiri

05 shtator 2024 | 11:22

Ka ndërruar jetë gjyqtari i futbollit të Kosovës, si dhe ish-futbollisti i KF Llapit, Xhafer Zeqiri.

Lajmin për vdekjen e tij e dha skuadra e Llapit përmes një njoftimi në Facebook.

“Në emër të KF Llapi dhe të gjithë anëtarëve të klubit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen tuaj me rastin e ndarjes nga jeta të të dashurit tuaj, Xhafer Zeqiri. Xhaferi ishte jo vetëm një ish-futbollist i shquar i KF Llapi, por edhe një gjyqtar i përkushtuar dhe i drejtë për shumë vite në futbollin e Kosovës, sidomos në periudhat e vështira të pavarësimit. Me angazhimin dhe dashurinë për futbollin, ai kontribuoi në zhvillimin e sportit dhe dha shembull të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit”, shkruan KF Llapi.

“Trashëgimia e tij në fushën e futbollit do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e futbollit kosovar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
•Çmime të lira që e bëjnë buxhetin tënd të ndjehet…