Vdes gruaja e ish të burgosurit politik e veprimtarit Nezir Zogaj, Hate Zogaj

07 maj 2022 | 22:35

Sot ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Hata Zogaj, gruaja e ish i burgosur politik Nezir Zogajt nga Divjaka.

Shtëpia e Nezir Zogajt ka qenë baza e Shtabit të Përgjithshem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E ndjera Hata Zogaj, ka qenë një nga kontribueset e mëdha të çështjes kombëtare,  së bashku me bashkëshortin, veprimtarin e çështjes kombëtare dhe ish të burgosurin politikë Nezir Zogaj.

Shtëpia e Nezir Zogajt në Divjak (Kleçkë) ka qenë nga vitet e’80-ta bazë e shumë pjesëtarëve të lëvizjeve politike dhe ushtarake  ilegale të LPRK, LPK dhe Bazë e Shtabit të Përgjithshëm të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet më datën 08.05.2022, të dielën, në varrezat e fshatit Divjakë (Kleçkë).

Familja e Nezir Zogajt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesim të lartë për imunizim nuk ka, veçse, vaksina në…