Vdes gruaja e Nelson Mandelës
Winnie Mandela, aktivistja e kampanjave kundër aparteidit ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë me dije asistenti personal.
Winnie Madikizela Mandela ishte gruaja e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës Jugore, Nelson Mandela.
E lindur në Bizana në Capen Linore më 1936‚ ajo ishte zhvendosur në Johannesburg për të vazhduar studimet në punë sociale.
Ajo është takuar me aktivistin kundër aparteidit Nelson Mandela në vitin 1957, me të cilin ishte martuar një vit më vonë dhe kishte dy fëmijë.
Megjithatë, jeta martesore e tyre ishte e shkurtër, pasi Mandela ishte arrestuar në vitin 1963 dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për tradhti. Mendala ishte liruar në vitin 1990.
Gjate kohës sa bashkëshorti i Winnies ishte i burgosur, ajo ishte nën arrest shtëpiak dhe njëherë edhe ishte e përjashtuar nga qyteti Brandfort.