Vdes gruaja më e vjetër në botë në moshën 117-vjeçare
27 korrik 2018
| 13:20
Një grua nga Japonia ka ndërruar jetë në moshën 117-vjeçare, duke qenë kështu njeriu më i vjetër në botë që ka arritur këtë moshë.
Chiyo Miyako vdiq të dielën. Ajo kishte lindur më 2 maj, 1901.
Familja e saj e quante “perëndeshë” dhe e vlerësonin si një grua shumë të qetë dhe që sillej mirë me të tjerët.
Rekordi botëror Guinness ka certifikuar titullin si gruaja më e vjetër në botë.
Personi më i vjetër në Japoni pas vdekjes së saj është një grua 115-vjeçare që quhet Kane Tnaka, raportoi Ministria e Shëndetësisë në Japoni.
Burri më i vjetër në Japoni Masazo Nonaka, të mërkurën ka festuar ditëlindjen e 113-të.