Vdes ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak

25 shkurt 2020 | 13:01

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak, i cili sundoi këtë vend për 30 vjet deri në një kryengritjen e dhunshme, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Televizioni shtetëror egjiptian ka njoftuar të martën se ai vdiq disa javë pas një operacioni.

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si “Pranvera Arabe”.

Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon.

Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën.

Mubarak u liruar në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje.

Kryengritjet e “Pranverës Arabe” tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në…