Vdes Hyda Dobruna, kryeministri: Mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës
07 janar 2025
| 11:05
Ka ndërruar jetë, Hyda Dobruna – ai i cili ishte mes aktivistëve të atij grupi që e vendosën flamurin kombëtar shqiptar për të parën herë në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Hyda Dobruna, së bashku me shokët e tij Muhamet Brovina, Besnik Koci dhe Gjon Shtufi, flamujt e qepur nga Muhamet Brovina, i kishin vendosur nëpër shtylla rruge e trafostacione elektrike në Gjakovë. Kështu ka treguar kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ngushëlloi familjen e Dobrunës nëpërmjet një postimi në Facebook.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Kurtit për të ndjerin i cili ndërroi jetë të hënën në Gjakovë në moshën 91-vjeçare.