Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

28 janar 2023 | 19:19

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmi është konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Gavori.

Ai ka treguar se i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi “Besa-Besë” ka reaguar lidhur me paralajmërimin se “Coca-Cola Company”…