Vdes i mbijetuari i Hiroshimës dhe luftëtari japonez kundër armëve bërthamore
Luftëtari kryesor kundër armëve bërthamore në Japoni, i cili i kishte mbijetuar sulmit të parë me bombë atomike në botë, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Sunao Tsuboi ishte rrugës për fakultet kur u godit nga shpërthimi në Hiroshimë më 6 gusht 1945, nga i cili pësoi djegie në të gjithë trupin.
Rreth 140 000 njerëz ishin vrarë në atë sulm, kurse Tsuboi ia kushtoi jetën e tij fushatës për t’i luftuar armët bërthamore.
Gjatë jetës së tij, Tsuboi është takuar edhe me Barack Obamën gjatë vizitës së tij historike në Hiroshima si president i ShBA-së. Më pas ata shtrënguan duart dhe biseduan gjatë takimit të vitit 2016.
Kjo ishte vizita e parë e një presidentit amerikan në këtë qytet që nga sulmi me bombë atomike, që ndodhi afër fundit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa aleatët po shtynin Japoninë. Tsuboi ka vdekur nga anemia më 23 tetor, ka thënë një zyrtar japonez për “AFP”-në.