Vdes i riu nga Drenasi teksa po e shpëtonte një fëmijë në ShBA

27 mars 2023 | 13:53

I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-së ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë. Lajmin e kanë dhënë familjarët e Ademit në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekur duke shpëtuar jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit në “Facebook”. Ademi ka lenë pas gruan dhe tre fëmijë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko…