
Vdes Ibrahim Limani, komandant Bondi
24 shkurt 2025
| 22:08
Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibrahim Limani, i njohur si komandant Bondi.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur ngushëllimet e saj për ikjen e bashkëluftëtarit të tyre në amshim.
Limani u varros sot, teksa qindra njerëz ishin të pranishëm në dhënien e lamtumirës së fundit.